Lagje apo blerjen e apartamenteve stok? Elisa Spiropali zbulon në Open planin e qeverisë për rindërtimin

09/12/2019 23:32

Qeveria po shikon çdo opsion të mundshëm për rindërtimin. Kështu tha ministrja Elisa Spiropali e cila ishte e ftuar në Open në Top Channel.

Lagje apo blerjen e apartamenteve stok, cila është strategjia e qeverisë?-e pyeti Eni Vasili, Spiropalin.

“Qeveria po shikon çdo opsion të mundshëm për rindërtimin. Lagjet do të jenë model dhe jo si geto por edhe apartamentet stok janë një mundësi për ata që vijnë në Tiranë.

Një opsion është edhe ajo që përmendi Arbri më parë, Eco-house të cilat mund të ndërtohen në zonat rurale. Banorët atje janë të lidhur me bagëtitë dhe tokën, nuk mund të shpërngulet- tha Spiropali.

Top Channel