Dëmet e tërmetit të 26-nëntorit sa vinë dhe shtohen. Në Durrës ka pallate që në pamje të parë nuk kanë dëme nga jashtë, ndërkohë që nga brenda muret i kanë të shkatërruara plotësisht.

Inxhinierët e grupeve të inspektimit zbulojnë dita ditës dëmet e lëkundjeve të forta po shtohen.

Në një nga pallatet në zonën e plazhit në Durrës, derë më derë janë grupet e inspektimit që trokasin. Inxhinier, Elton Kallabaku nga fondi shqiptar i zhvillimit thotë se objekti ka dëme në muraturë ndërkohë që kolonat nuk janë prekur.

Por shqetësimi është më i madh. Grupi i inspektimit të fondit shqiptar të zhvillimit ka bërë kontrollin e objekteve në të gjithë njësinë numër 5, në Durrës, ku bënë pjesë kryesisht zona e plazhit. Pas çdo verifikimi plotësohet në tablet formulari i inspektimit dhe në kohë reale dërgohet në databazën e të dhënave dhe menjëherë dokumenti është i disponueshëm për strukturat menaxhuese.

Pasiguria tek banorët është e madhe në këto ditë, ku grupeve të inspektimit i është dashur të bëjnë dhe punën e psikologut.

Top Channel