A e mbani mend qimen që u gjend në pjatën e djemve dhe qethjen e dy prej tyre që erdhi si pasojë e asaj qimeje? Po kripën e Rezartit që ua hodhi ushqimeve të skuadrës së tij si kusht që djalli t’i plotësonte dëshirën që të kalonte tek skuadra e vajzave?

Po kurthin që i ngriti Marselës me adhuruesin hipotetik, që në fund doli se ishte i fejuari i saj? E sa e sa dredhi të tjera ka bërë djalli në këtë edicion të “Hell’ Kitchen”! E sa e sa të tjera do të ketë, askujt nuk ja rrek mendja.

Djalli nuk ka për të ndenjur rehat deri në sekondën e fundit, siç dhe ua deklaron çdo herë konkurrentëve: gjithçka mund të ndodhë në këtë ferr. Dhe ja, ndodhia e rradhës ishte largimi i tij dhe ardhja e një tjetër shefi, përpara të cilit konkurrentët mbetën të shtangur. Po aq sa dhe publiku, që edhe pse e kritikon jo pak shef Renaton për ulërimat e gjithë sjelljet e tij, pas publikimit të lajmit e dëshironte të ishte me çdo kusht në Hell’s Kitchen.

Harruan se djalli, aty në zyrën e tij ç’nuk kurdis. Bashkëpunëtori i tij i rradhës nuk ishte më as shefi i restorantit, Juli e as ndonjëri nga konkurrentët, por një nga miqtë e tij të hershëm Alsi Sinanaj, i cili, pranoi menjëherë të luajë lojën e re të djallit. Nuk do ta kishte aspak të vështirë sepse në Athinë ku jeton e punon prej vitesh është dhe protagonist në televizionet greke, është showman në rubrikën e tij “Alsi’s Celebrity Cooking” në programin “After Dark” në televizionin Sky.

Alsi Sinanaj është një tjetër shqiptar i sukseshëm, jo vetëm në Greqi, ku jeton e punon prej vitesh, por dhe në shumë vende të tjera të botës. E ka krijuar profilin e tij në kuzhinën greke si krijues e drejtues i Wolves Of Kitchen e Hunters.

E nisi me kuzhinën mesdhetare e italiane, për të eksploruar më pas dhe atë polineziane. Tani është mjeshtër edhe për ruajten e shijes së rrallë të mishit të rosës.

Showbiz-i e ka prezantuar si shefin personal të Cristiano Ronaldos apo dhe të Armanit. Tashmë në Shqipëri do ta njohin edhe si bashkëpunëtorin e ngushtë të djall Ranatos, përpara të cilit dha dhe intervistën e tij të pare për një media shqiptare, ku sqaroi gjithçka mbi marrëdhënien e tij me Ronaldon, duke përgënjeshtruar gjithçka ishte shkruar pa dijeninë e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel