Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare Civile ka nënë në dispozicion numrin jeshil 116-116, si numër kontakti për në çdo lloj emergjence civile, në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh.

Ministria e Mbrojtjes bënë më dije se në këtë mënyrë çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që është prekur nga kjo fatkeqësi natyrore mund të kontaktojë në këtë numër për tu informuar për dëmet e shkaktuara dhe nevojë për ekspertizë teknike apo të raportojë për problematika në zonat e prekura.

Numri jeshil 116 – 116 është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të javës në të gjithë Shqipërinë, shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Top Channel