Shembja e godinave/ Prokuroria e Durrësit nis hetimin ndaj inxhinierëve dhe personave përgjegjës
02/12/2019 10:51
Tre ditë pasi tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit goditi Shqipërinë, Prokuroria e Durrësit ka regjistruar çështjen penale që i referohet ndodhisë në fjalë, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.
Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetëror të ngarkuar me mbikëqyerjen e këtyre ndërtimeve.
Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal
Top Channel