Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën dytësore Sukth-Maminas ku mjeti i drejtuar nga E.N 47-vjeç, ka përplasur B.P 73-vjeç, ku si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.

Shoferi është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një  këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel