Tri gratë i presin organet gjenitale të dyshuarit për përdhunimin e vrasjen e 5-vjeçares

21/11/2019 15:03

Një nënë është paraqitur në gjykatë pasi i preu organet gjenitale një burri që mendonte se i kishte përdhunuar dhe vrarë vajzën 5-vjeçare.

Veronik Makuena, 23-vjeçe, nga Afrika e Jugut, është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, së bashku me kunatën e saj, Noksolo Mandeli, dhe Sijabonga Pakaden, një shoqen e tyre.

Gratë kanë sulmuar personin në fjalë pasi trupi i vajzës 5-vjeçare, Shantelës, u gjet i vdekur në një banjë publike.

Avokatja që përfaqëson gratë nuk e mohon që sulmi ka ndodhur, por thotë se duhet të kenë ulje dënimi.

Makuenës i kishte humbur vajza teksa kishte dalë në dyqane, dhe e kishte kërkuar gjithë natën pa ndaluar. Të nesërmen e kishte gjetur bashkëshorti i saj, në një banjë publike, të gjakosur e të vdekur.

Policia mori një burrë 20-vjeçar për t’i bërë analizat e ADN-së, dhe i kishin thënë Makuenës që vetëm pasi të dilnin analizat e ADN-së do ta mësonin nëse ishte ai fajtori apo jo. Por Makuena, me kunatën dhe shoqen, u përballën me 20-vjeçarin dhe i prenë organet gjenitale.

Personi u dërgua në spital dhe penisi iu qep sërish nga mjekët, në mënyrë të suksesshme. Makuena u arrestua dhe po mbahet në burg.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel