Një lëndë plasëse ka shpërthyer në një banesë në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit të fuqishëm ka dëme të konsiderueshme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Banesa ku shpërtheu lënda plasëse është e shtetasit me iniciale F.T.

Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel