Miliarderi pedofil amerikan, Xheremi Epstein, i cili u vetëvra kohët e fundit në qeli pasi u akuzua se organizonte një rrjet trafiku vajzash nën moshë, kishte një ishull privat ku i joshte vajzat, si dhe një shtëpi të madhe në Nju Meksiko.

Shtëpia në Nju Meksiko, e quajtur Zorro Renç, përdorej si vend argëtimi për të ftuarit e tij, ku organizonte festa të mëdha dhe orgji me vajza nën moshë.

Duke parë brenda shtëpisë, kuptohet që çdo gjë është ndërtuar për t’u përshtatur me festat e shfrenuara. Kabina e dushit, për shembull, mban tetë veta njëherësh.

Një prej të njohurve të Epsteinit i cili akuzohet se ka qenë pjesë e festave ku vajzat abuzoheshin, ishte djali i mbretëreshës Elizabetë të Britanisë, princi Endrju, i cili i ka mohuar akuzat.

FOTO GALERI
1/12
Kjo foto tregon se sa e izoluar ishte prona

Top Channel