Disa persona kanë hyrë në shtëpinë e Taf Shabanit në Milot të Lezhës dhe kanë marrë prej andej një sasi të konsiderueshme parash.

E zonja e shtëpisë, e cila ka qenë e vetme në momentin e grabitjes thotë se personat janë paraqitur, si policë dhe se do të ushtronin kontroll në shtëpi, pasi kishin informacion se djali i saj, që ndodhej në burg në Itali ishte arratisur.

Hajdutët kanë marrë sasinë e parave dhe më pas janë larguar, ndërsa e zonja e shtëpisë Hume Shabani ka njoftuar më pas, në fillim bashkëshortin e më pas Policinë.

Sipas burimeve të Policisë, hajdutët kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash, që sipas zonjës së shtëpisë ishin të djalit që jetonte në Itali, por edhe të vajzës që jeton dhe banon në Tiranë. Policia deri me tani per këtë ngjarje ka shoqëruar disa persona si dhe ka ngritur disa pika kontrolli.

Top Channel