Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10 vite e tetë muaj për Donaldo Lushajn si dhe 8 vite e 8 muaj për Armando Pezakun.

Këta persona akuzohen për trafikun e 613 kiligramë kokainë që erdhi nga Kolumbia në portin e Durrësit shkurtin e vitit 2018.

Kokaina kishte ardhur në kontenierë bananeje.

Prokurori Edvin Kondili tha qe pika parë e mbërritjes së ngarkesës prej 613 kg ishin magazinat e Arbri Garden.

Dhe për destinacionin e mëpasshme kemi një procedim të ndarë vijoi prokurori Kondili.

Në seancë ishin të pranishëm të tre të pandehurit.

Top Channel