Falsifikuan procesverbalet natën që Jeffrey Epstein vrau veten, dy gardianë nën hetim

19/11/2019 18:24

Dy rojet e burgut që ishin në detyrë natën e vdekjes së Jeffrey Epstein janë akuzuar për falsifikim të procesverbaleve.

Ata akuzohen se kanë ndryshuar procesverbalin pasi kanë dështuar që të kontrollojnë çdo 30 minuta të burgosurin ndërsa kanë dëshmuar se ata e kishin kryer detyrën  tyre.

Epstein u var në burg në gusht ndërsa po priste gjyqin për akuzat federale të trafikut të seksit.

Akuzat kundër dy rojeve janë të parat që lindin nga një hetim penal për vdekjen e tij.

Epstein, një financier i pasur, ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për abuzim seksual. Por pas vdekjes së tij dëshmi të shumta kanë ardhur në lidhje me abuzimet që ishin bërë nga 66-vjeçari.

Top Channel