Louisiana zgjedh guvernator demokrat, goditja e radhës për Trump

18/11/2019 15:09

Demokrati Xhon Eduards është rikonfirmuar si guvernator i Luizianës. Një fitore që konsiderohet si një humbje e rëndë për Trump, i cili kishte organizuar dy takime elektorale në këtë shtet në mbështetje të kandidatit republikan.

Luiziana konfirmoi demokratin Xhon Eduards si guvernator. Eduards mundi kandidatin republican Edi Rispone, duke u bërë demokrati i vetëm në postin e guvernatorit në një shtet jugor amerikan.

Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane. Për Donald Trump i cili dhjetë ditët e fundit organizoi dy takime elektorale në mbështetje të Rispone në Luiziana, kjo është një goditje e rëndë.

Eduards ka fituar me një rezultat të thellë ndaj kandidatit republican të mbështetur nga kreu i shtëpisë së bardhë. Shumë persona mendonin se Eduards nuk do të merrte një mandate të dytë.

Gara elektorale ishte e ndezur që në fillim e deri ditën e balotazhit, që u vendos nga disa mijëra vota. Rispone përqendroi fushatën e tij elektorale tek Tramp, duke ia besuar presidentit fatin e tij.

Humbja është e rëndë për Tramp dhe partinë republikane në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës. Votimi në Luizianë konsiderohej dhe një test për reagimin e zgjedhësve amerikanë për sa i përket iniciativës së demokratëve për të larguar Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Top Channel