Nëntorin e vitit të kaluar, një grup i pakicave Serbo – Malazeze në Shqipëri, përfaqësues të disa forcave politike malazeze dhe historianë të shtetit fqinj, përmes një ceremonie tërësisht të fshehtë ndërtuan në varrezat e fshatit Gajtan të Shkodrës, memoriale që sipas tyre i kushtohen ushtarëve serb dhe malazez të rënë në luftë.  

Ngjarja bëri shume bujë por u harrua shume shpejt. Ndërsa këtë të shtunë, në Krajë, trevën shqipfolëse të Malit të Zi, një qytetar shqiptar u arrestua pasi gjatë festes tradicionale të zonës, shpalosi flamurin kuqezi.

Gjykata e Malit të Zi, vendosi që Domnorit t’i ndalohej për një muaj hyrja në territorin malazez ndërsa u gjobit. Një pjesë të gjobës e pagoi një polic me origjine shqiptare.

Irfan Domnori merr pjesë rregullisht në të gjitha maratonat e vrapimit që zhvillohen në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Maqedoni. Dënimi nuk do ta lejojë atë të marrë pjese ne maratonën e Pavarësisë që zhvillohet me rastin e festave të nëntorit, nga Ulqini për në Shkodër.

Top Channel