Që nga hyrja në fuqi e ligjit Anti-mafia, krimi i organizuar në vend ka humbur pasuri me vlerën e 4.4 miliardë lekëve.

Por, ministja Anila Denaj sugjeron ndërhyrje në legjislacion pasi nga totali i pasurive të sekuestruara në përfundim vetëm 40 përqind e tyre konfiskohen dhe i kalojnë shtetit.

Por gjatë konferencës mbi asetet e krimit, ministrja e drejtësisë tregoi edhe anën tjetër të medaljes.

Prokurori i Anti-mafias italiane Federico Cafiero De Raho përsëriti për të disatën herë bashkëpunimin e krimit shqiptar me Ndragetën e cila fiton 30 miliardë euro në vit nga trafiku i kokainës.

“Aktiviteti i tyre ekonomik nuk shtrihet me mes familjareve apo personave te bashkëlidhur, por përmes mënyrave te tjera qe janë profesionistet si përshembull avokatet biznesmenet. Nuk dua te kriminalizoj asnjë kategori . T’i kundërvihemi infiltrimit të krimit të organizuar në institucione, infiltrimit të krimit të organizuar në ekonominë legale, inflitrimit përmes ndërmjetësve që ngjajnë si te rregullt por nuk janë të tille pasi përfaqësojnë mafiozet me xhakete dhe kollare . sot lufta ndaj krimit te organizuar është akoma me e vështirë dhe te tille e bën kamuflimi”, shprehet De Raho.

“Kriminelët e nivelit të lartë janë njerëz shumë të vendosur që duan të bëjnë gjithçka vetëm të vazhdojnë të kryejnë bizneset e tyre, qoftë edhe nga burgjet në mënyrë që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me miq të tyre po aq kriminelë sa ata, ti urdhërojnë për të bërë gjëra nga më të ndryshmet dhe që nuk janë në burg me ta”, ka thënë Soreca.

“Italia dhe Shqipëria kanë treguar se është e mundur të godasin dhe shkatërrojnë grupet kriminale edhe ato të konsideruara të paprekshme”, shprehet Lakomy.

Por ndërkombëtarët mendojnë se parimi “ndiq paranë” nuk duhet të përdoret vetëm ndaj kriminelëve por edhe ndaj të korruptuarëve, të cilëve duhet tu sekuestrohen pasuritë.

Me shumë gjasë ky ishte qëllimi i pyetjes se Francesko Mandoit, i cili e pyeti zyrtarët shqiptarë se a kanë sekuestruar pasuri të të korruptuarëve. Përgjigjja ishte “po, kemi sekuestruar një pasuri të një gjyqtari”. Por kjo statistikë flet vetë se sa duhet bërë ende edhe ndaj korrupsionit.

Anila Hoxha

Top Channel