Pavarësisht debatit institucional dhe politik që ka përfshirë ditët e fundit vendin, Marsida Xhaferllari është betuar mbrëmjen e sotme në Presidencë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Pak më parë u betua edhe anëtarja tjetër, Elsa Toska, ndërsa Besnik Muçi është betuar disa javë më parë.

Pritet që në Presidencë të betohet edhe Fiona Papajorgji.

  Betohet edhe Fiona Papajorgji, Gjykata Kushtetuese me 4 anëtarë të rinj

  “Kushtetuesja”/ Zbardhet e plotë rezoluta e Kuvendit kundër Metës: Ka tejkaluar kompetencat me Xhaferllarin

Top Channel