Top Story/ Mosbesimis mes Ramës dhe Metës, më tepër kuptoheshin në distancë sesa kur takoheshin

12/11/2019 21:47

Është data 1 Prill, jemi në vitin 2013. Këto që shihni në atë që njihet si dita e gënjeshtrave, janë pamjet e një bashkimi të ri mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Në prezencën e disa zyrtarëve të internacionales socialiste, ata nënshkruajnë kartën e parimeve, dokumentin themel të koalicionit të ri që po lindte.

“Ne sot jemi së bashku për të filluar një rrugë të re dhe për ti dhënë Shiqpërisë një prespektivë të re”, pat deklaruar Rama në atë kohë.

“Bashkimi i së mjatës shqiptare dhe forcave progresiste përmes kësaj marrëveshje është një aksion historik”, pat deklaruar Meta në atë kohë.

“Një aleancë e tillë pas një lufte të rreptë dhe të ashpër, pa dorashka, dhe do thoja edhe jashtë çdo norme etike”, tha Pëllumb Xhufi, ish deputet LSI.

“Ata dhe kur takohen vështirë se flasin për tema serioze, më shumë merren vesh në distancë se kur takohen, ka klimë mosbesimi të spikatur ndaj njëri tjetrit”, thotë Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, LSI.

Nën sfondin e simbolikës së 1 Prillit, përqafimet e buzëqeshjet nuk bindën çdokënd që kujtonte akuzat, mallkimet, e përbetimet për ndëshkim ndaj njëri-tjetrit.

“Unë do të thoja që i ribashkoi frika e zotit Rama për të marrë përsipër sfida të forta. Rama donte një fitore të sigurt në vitin 2013”, tregon për Top Story, Pëllumb Xhufi.

“Nuk është çështje dashurie apo urrejtje por kur interesi i përbashkët gjëra shkojnë mirë”, tregon Petro Koçi.

Top Channel