Sot duhej të jepej pretenca për Arbër Çekaj biznesmenin e bananeve, në kontejnerët e të cilit u gjetën 613 kg kokainë shkurtin e kaluar, por ajo nuk u shpall.

Seanca gjyqësore për Çekajn, në Gjykatën për Krime të Rënda, ka nisur 20 minuta me vonese për shkak të vonesës së kryesueses së trupit gjykues, Daniela Shirka, e cila mori konfirmimin në detyrë mëngjesin e sotëm nga KPK, në kuadër të Vetting-ut.

Gazetarja e Top Channel Aznila Hoxha raportoi se seanca e radhës u la më datë 20 ora 12:00.

Arbër Çekaj u ekstradua kohë më parë nga Gjermania, ku u arrestua dhe më pas kërkoi azil me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Gjithsesi, autoritetet gjermane vendosën ta rikthejnë në Shqipëri.

Top Channel