“Princ and Pearce” është kompani që ka marë përsipër planin e ri të manaxhimit të Butrinit, ku ekspertët e historisë do të jenë atë të arkeologjisë greko-romake.

Sipas arkeologut Neritan Ceka, studio që ka marrw përsipër manaxhimin e Butrinit nuk është apsak serioze gjë e cili po defomon historinë.

“Butrinti në bazë të burimeve historike është kaon dhe është në kuadrin e epirit ku të gjithë autorët antikë thonë që nuk është grek pra thonë që është barbar. Fakti që ka një teatër ka një organizim për një studio provinciale angleze që ka bërë këtë plan dhe një ka në cv e vet vetëm një muze pronvincial, cdo gjë ku ka qytetërim është greke sepse ilirët ishim barbarë dhe të egër”, shprehet Neritan Ceka, historian.

Një manaxhim i tillë po mundohet ta paraqesë Butrintit si qytet grek.

“Butrinti grek ekziston vetëm në tesktet e shekullit XVIII-XIX dhe në mëndjet e atyre që përbuzin shqipëtarët. Patjetër dëmton jo vetëm historinë tonë që ne themi që vijmë nga ilirët dhe ilirët  janë një popull i kulturuar, ai që bën butrintin grek patjetër që ka një prapamendim politik”, vazhdon historiani.

Ndërsa një tjetër njohës i mirë i historisë i sugjeron ekspertëve të kompanisë Angleza të lexojnë më shumë mbi historinë e popullit ilir.

“Shiko unë nuk mendoj që pjesa e ilirivë është mohuar sepse kemi një pasaktësi apo mosnjohuri të personave që merRen me këtë punë. Ndoshta do të ishte më mirë që të lexonin më shumë ose të pyesin studiuesit shqiptarë”, deklaron Auron Tare.

Parku i Butrintit, padiskutim që është krenaria historike e popullit shqiptarë, që po kërkon të manaxhohet nga studioja që kërkojnë të tjetërsojnë historinë.

Top Channel