Sindikata e ekuipazhit “UFO” te Lufthansa, kërkoi sot të mbahet grevë 48-orëshe për të enjten dhe të premten, në kuadër të një konflikti social të vazhdueshëm në Gjermani.

“Greva, që do të zgjasë nga ora 23:00 GMT e të mërkurës deri në orën 23:00 GMT të së premtes, do të prekë të gjitha fluturimet me nisje nga aeroportet gjermane”, theksoi UFO, legjitimiteti i të cilës për të përfaqësuar punonjësit është kontestuar para drejtësisë nga kompania ajrore.

“UFO e bëri këtë njoftim për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të Lufthansa-s për të negociuar lidhur me pretendimet”, theksoi sindikata në një komunikatë.

Më 20 tetor, UFO organizoi një grevë në katër filiale të grupit Lufthansa duke shkaktuar qindra ndërprerje fluturimesh

Top Channel