Eshtë vënë nën kontroll për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme por vatrat e zjarrit në pyjet e Nikolicës në Korçë vazhdojnë të jenë aktive.

Eshtë kërkuar ndihmë nga prefektura e Selanikut për ndërhyrje nga ajri. Zjarri në këtë masiv me pisha nisi tre ditë më parë dhe u prekën të paktën 50 hektarë.Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve ndërsa situata po menaxhohet nga punonjësit e shërbimit pyjor, forcat e ushtrisë, banorët e zonës dhe shtabi i emergjencave. Por përballë kësaj situate autoritetet kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri pasi është e pamundur të shuhet zjarri

Top Channel