Një i kërkuar nga policia, për vjedhje me dhunë, të kryer në bashkëpunim ka rënë në pranga në Mallakastër..

Marsin e këtij viti, 26-vjeçari M.H., në bashkëpunim me shtetasit K. S. dhe A.M. (të cilët janë arrestuar nga Policia një ditë pas ngjarjes), hyri i maskuar në një banesë në fshatin Greshicë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta, dhunoi familjarët dhe u mori një sasi lekësh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel