Fëmijët e Sirisë, sonte në “Open”/ Dëshmi ekskluzive të familjarëve që kërkojnë fëmijët e tyre

21/10/2019 19:44

Fati i fëmijëve shqiptare të mbetura në kampet e Sirisë do të trajtohet sonte në programin ‘Open’ të Eni Vasilit.

Programi ka siguruar disa dëshmi ekskluzive të familjarëve në kërkim të të miturve brenda kampeve në Siri në veçanti në kampin “Al Hol”, ku ndodhet dhe Alvini, vogelushi shqiptar i lindur në Itali, që u gjet atje nga gazetarët italianë të le iene.

Në një debat mes teologësh të njohur, gazetarësh, studiuesish dhe përfaqësuesve të shtetit do hidhet dritë mbi realitetin e fëmijëve shqiptarë atje, por edhe prindërve të tyre ish luftëtare të ISIS.

Sa janë shqiptarët në Siri, ku ndodhen dhe si do të kthehen. Të gjitha këto sonte ora 21.00, në “Open” në Top Channel.

Top Channel