Nisi sezoni i virozave e alergjive/ Dyndje te mjekët për raporte. Vetëm në një qendër jepen 1200 ditë pushim

19/10/2019 20:01

Jemi në sezon alergjish dhe viorozash, por duke qenë kohë e ngrohtë çdo virus bëhet më agresiv, thonë mjekët.

Vera duket së nuk po mbaron, përderisa edhe në tetor ka ende njerëz që i drejtohen plazhit. Kjo ka shkaktuar atë që mjekët e cilësojnë zgjatja e kohës së alergjisë.

“Kemi patur raste të riniteve alergjike ose bronkiteve në terren alergjik. Aktulisht këtë vit kemi shumë, më shumë raste. Duke u zgjatur koha e ngrohtë edhe polenat e luleve janë më prezente.
Dhe ajo që hasim gjithë kohën është kolla alergjike’, tha Besjana Hoxha, Pediatre.

“Jam alergjike dhe astmatike. Vij një herë në javë tek doktorëshë Besi, tregon një vajzë që shoqërohet nga gjyshja. Kjo periudhë mua më torturon. Nuk kam shkuar në shkollë. Edhe shokë e shoqe të miat kanë problem me kollën dhe fytin”, u shprehën disa qytetarë.

Mjekja këshillon që prindërit të paraqiten nëpër ambulance dhe jo të dynden nëpër spitale, pasi shumë sëmundje merren nga fëmijët atje.

“Shtator u mbyll si rrallë ndonjëherë. Rreth 700 vizita janë kryer vetëm në këtë dhomë. Edhe koleget e mia kanë përafërsisht të njëjtin numër. Jemi në mes të tetorit, dhe jemi diku tek 200 vizita, vetëm nga unë”, thotë pediatrja.
Paralel me vizitat është rritur numri i raporteve që mjekët lëshojnë për prindërit.

‘ Vetëm në shtator, 100 prindër kanë marrë raport, të përkthyera në 240 ditë pune, që nuk është kryer. Ndërkohë që jemi 5 mjekë pëdiatër vetëm në ambulancën numër 9, që do të thotë 1200 ditë pune të llogaritura të gjithë bashkë”, thotë mjekja më tej.

“Unë kam kollë, thotë një vajzë. Edhe mbesa e vogël ka kollë, tregon gjyshja që shoqëron mbesat. Ja kanë ngjitur njëra tjetrës. Mami ka marrë raport për ne”, thotë vajza.

Juli Ristani

Top Channel