Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që vetëm nëpërmjet komunikatës të reagojë ndaj vendimit të Këshillit të Evropës.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se kryeministri Zaev gjatë ditës ka zhvilluar konsultime brenda dhe jashtë shtetit për hapat e ardhshme të tij. Në kumtesën me shkrim nuk potencohet asgjë konkrete, por thuhet se vendimit që do të merren do të jenë në interes të vendit dhe qytetarëve.

Nga ekzekutivi thonë se porositë që kanë marrë nga shumica e liderëve evropian kanë qenë pozitive për hapat që deri tani ka ndërmarrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e reformave dhe mbylljen e çështjeve të hapura me fqinjët.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë ditë së sotme po zhvillon konsultime intensive në nivele të ndryshme, duke i pasur parasysh konfuzionet e sjella nga Këshilli Evropian me të cilat anulohet marrja e vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Gjatë konsultimeve, vendimet merren eklsuzivisht në pajtim me interesat më të lartë të shtetit dhe qytetarëve. Sapo të merret çfarë do lloj vendimi, të njëjtat menjëherë do të publikohen. Gjatë ditës së sotme, Zaev vëndois kontakt edhe me njerëzit e parë të qeverive të Gjermanisë, Suedia, Bullgaria, Sllovenia, Malta dhe me liderë të tjerë evropian, përfshirë këtu edhe euro-komesarin Han.

Nga të gjithë liderët evropian ka arritur porosi e qartë për mbështeje të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve në vazhdimin e rrugës së reformave dhe integrimeve. Liderët evropian kanë dhënë mirënjohje dhe vërtetim për të gjithë hapat që i ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut dhe potencon se vendi dhe qytetarët kanë qenë të përgatitur plotësisht për fillimin e bisedimeve, por që disa vende të BE-së nuk kanë qenë të gatshme për këtë gjë- thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Top Channel