Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak
Presidenti amerikan dha një konferencë shtypi me homologun italian, presidentin Matarela, të cilin e Trump e quajti “Mocarela”, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.
Por ajo që mori më shumë vëmendje në media ishte reagimi i përkthyeses italiane, e ulur pas Trumpit, e cila ndryshoi menjëherë fytyrën kur presidenti amerikan bëri një koment në lidhje me historinë midis Italisë dhe SHBA-ve.
“SHBA-të dhe Italia janë të lidhura fort, me pikëpamje të njëjta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë prej mijëra vitesh, që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump, presidenti i vendit të themeluar në vitin 1776, ndërkohë që Roma e Lashtë, e themeluar në vitin 753 para erës sonë, u zhduk në vitin 410 të erës sonë.
E vetmja gjë që e lidh vërtet fort Amerikën me Romën e Lashtë, është fakti se etërit themelues të SHBA-ve ishin pothuajse të fiksuar me perandorinë e vjetër europiane, dhe donin ta imitonin në SHBA teksa krijonin kombin e ri.
Sigurisht që rrjetet shoqërore nuk e falën, dhe u mbushën menjëherë plot me “meme”.
Aj.P
Top Channel