Është arritur një marrëveshje midis Britanisë së Madhe dhe BE përpara takimit të liderëve në Bruksel shkruan BBC.

Boris Johnson shkroi në twitter: Ne kemi një marrëveshje të re.

Po ashtu edhe Presidenti i Komisionit evropian, Jean Claude Jucker shkroi në Twitter: Atje ku ka dëshirë ka edhe marrëveshje. Është një marrëveshje e drejtë dhe e balancuar për BE dhe Britaninë e Madhe. Rekomandoj Këshillin e Be që ta mbështesë këtë marrëveshje.

Negociatorët në kryeqytetin belg punuan intensivisht të martën dhe të mërkurën dhe ranë dakord për një version të rishikuar të marrëveshjes së tërheqjes, e cila mund të vihet para parlamentit të shtunën.

Marrëveshja e re do të thotë që Irlanda Veriore të mbetet në një marrëveshje doganore me BE ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar të largohet, që do të thotë se do të kërkohen kontrolle rregullatore të diskutueshme në detin irlandez.

Fokusi do të kthehet tani nëse Johnson ka mbështetje të mjaftueshme të kalojë marrëveshjen përmes Commons, pasi partnerët qeverisës të Johnson refuzuan marrëveshjen.

Partia Demokratike Unioniste, e cila i jep qeverisë 10 vota, e kishte refuzuar marrëveshjen ashtu siç e bënë të ditur më herët të enjten.

Top Channel