Quheni “memorie të frikshme”, 9 vjeçari që di në majë të gishtave historinë e botës

15/10/2019 17:39

Anxhelo Yzeiraj dhe motra e tij Debora ishin të ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një bisedë që tregoi se njohuritë e tyre i kalojnë ato të bashkëmoshatarëve dhe jo vetëm.

Debora 8 vjeçare dhe veçanërisht Anxhelo 9 vjeçar, vërtetoi përmes një testi të realizuar në studio se ka një memorie të fortë, sidomos në ngjarje e informacione që lidhen me historinë dhe gjeografinë.

Ai iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve që i drejtoi profesor Erald Kapri, duke thënë me përpikmëri datat e fillimit dhe mbarimit të Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, vitin e nisjes së ndërtimit të Shtëpisë së Bardhë, emrat e presidentëve të ShBA-së etj…

Anxhelo tregoi se pjesën më të madhe të njohurive i ka përftuar duke lexuar e studiuar me ndihmën e prindërve, sidomos të atit, i cili po ashtu ka qenë i apasionuar pas historisë dhe gjeografisë.

Top Channel