Në çeljen e vitit të ri akademik, Edi Rama ishte i pranishëm në Universitetin e Mjekësisë. Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se universiteti është në një gjendje më të mirë se më parë.

“Studentët që nisin sot vitin kanë në dispozicion kushte më të mira. Do të bëjmë gjithçka që QSUT të mbyllë procesin e transformimit. Së shpejti do të çelet dhe spitali i ri modern i kirurgjisë”, deklaroi Rama.

Më tej shtoi:

“Spitali i ri i kirurgjisë do të vendosë një standard të ri. E rëndësishme që ndër veprimi mes nesh të vazhdojë përmes Ministrisë së Shëndetësisë.”

Në përmbyllje, Rama falenderoi të gjithë pedagogët që janë baza e kësaj pune të madhe. Gjithashtu deklaroi se “kemi një numër të madh studentësh ekselentë që janë përfshirë në administratë.”

Top Channel