Tri çifte binjakësh në klasë të parë/ Klasa më e veçantë në shkollën “Fan Noli” në Tiranë

13/10/2019 20:12

Kjo është shkolla Fan Noli, por klasa e pare-C është më vecanta sepse në të mësojnë për herë të parë a,b,c-në tri çifte binjakësh.

Për mësuese Mirën kjo është një sfidë, pasi binjakët shumë herë përsërisin vepritm e njëri-tjetrin, shto këtu edhe gabimet e vogla.
Ndërsa për shokët e klasës 6 binjakët janë argëtues. Gjithnjë ata i shoqëron pyetja, si e ke emrin?

” Në fakt para se të flasim për vështirësinë e kam mar si kënaqësi që ka qenë zgejdhje e tyre të jenë të tre në klas. Dy prej ciftëve janë shumë të ngjashëm, por kanë karakteristikat e dallueshme. Për shembull tek djemtë? Tek djemtë kemi Noelin që vjen pak më i holl, ndërsa Neo është pak më i mbushur. e njëjta gjë ndodh dhe me vajzat Emily dhe Anastasia, Noeli dhe Neo, Ebi dhe Noeli janë më të dallueshëm sepse janë djalë dhe vajzë. “, tha Miranda Komino mësuese e fan Nolit.

6 binjakët mund të jenë të ngjashëm në fizik, por shumë të ndryshëm në karakter.

” I kam lënë të lirë të ulen sic kanë dëshirë, por janë prindërit ata që duan t’i ndajnë, por kur vijnë ta kërkojnë që mësuese ne duam të rrimë bashkë sepse gjithnjë njëri mer më shumë përgjegjësi dhe do të ndihmoj tjetrin ndodh edhe kjo pasi njëri vjen më i ndrojtur e tjetri më i hedhur. “, thotë ajo më tej.

Për procesin mësimor kujdes të madh duhet të tregojnë edhe prindërit e binjakëve.

“ Një kujdes të veçantë do edhe nga pjesa e prindërit në momentin që bëjnë detyrat duhet një lloj survejimi nga prindërit që ata të mos ndikohen nga njëri-tjetri. Për shembull njëri heziton t’i bëj detyrat, kështu ndikon tek tjetri. Prindërit dhe mësuesit duhet të kenë parasysh që binjakët t’i trajtojnë si qënie unike me personalit dhe karakter të ndryshëm.”, thotë Patricia Lami punonjëse sociale pranë shkollës Fan Noli.

Rudina Muça

Top Channel