Më shumë kokainë thithet në Londër, sesa konsumohet bashkërisht në Amsterdam, Berlin e Barcelonë, qytetin e dytë më të madh të Spanjës.

Sipas mediave britanike, çdo 24 orë në Londër thithen 500.000 doza kokainë, dyfishi i çdo qyteti tjetër të madh europian.

Vlera në rrugë e kësaj sasie është 3 milionë euro.

Një studim i kryer nga King College London University testoi ujërat e zeza të Londrës për benzoilecgoninë, përbërësi kimik që trupi e shkarkon pasi ka marrë kokainë.

Rezultatet treguan se londinezët konsumonin 23 kg kokainë në ditë. Në Barcelona 12.7, në Amsterdam dhe Berlin nga 4.6.

Top Channel