Diku thellë në varrezën më prestigjioze të Nju Jorkut, vibracionet rrënqethëse të një koncerti bëjnë rikoshet me muret e varreve, një lloj përpjekjeje për ringjalljen e shpirtit të muzikës klasike.

Kuratori Endrew Ousley prezanton kështu serinë e koncerteve të titulluara “Vdekja e klasikes” në sajtin historik në Brooklyn.

“Kam lexuar kaq shumë artikuj që flasin se si muzika klasike po vdes dhe si audienca po bie, dhe rëndësia po zbehet dhe doja të përpiqesha të kundërshtoja këtë trend dhe të tregoja se në fakt, muzika klasike mund të jetë e rëndësishme. Kjo mund të ketë pasoja për njerëzit që nuk janë aktualisht të apasionuar pas saj”, shprehet ai.

Themeluesi i “Vdekjes së klasikes” i jep muzikës klasike edhe një veshje mistike. Koncerti shoqërohet me një degustim whiskey në varrezë, më pas një procesion në perëndim përmes varrezës dhe një shëtitje me pishtarë pas performancës.

Sipas organizatorëve, mbajtja e këtij koncerti në një vend që ka të bëjë me vdekjen, i jep motivit të tyre një lloj vlere.

“Nuk mendojmë se muzika klasike do të vdesë”, thonë ata, “ajo nuk mund të vritet, pavarësisht se shumëkush mund të tentojë ta bëjë këtë”.

 

 

 

Top Channel