Gjykata e dënoi Vokshin për shpifje, Veliaj: Vlera e gjobës do shkojë për shkollat e dëmtuara nga tërmeti

10/10/2019 15:24

Pas vendimit të Gjykatës që dënoi për shpifje ish-deputeten demokrate Albana Vokshi, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai thotë se ka vendosur që vlerën e gjobës ta dhurojë për kompjutera për shkollat e dëmtuara nga tërmeti në Vaqarr.

“Lindi si parti e ndryshimit demokratik dhe ka sot me shume shpifes te certifikuar sesa deputete! 🤦🏻♂ Kam vendosur ta dhuroj vleren e gjobes si kompjutera per shkollat e demtuara nga termeti ne Vaqarr. #FondiSolidaritetit 🖥 #MosShpifMosUrreMosHelmo ❌✌”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në “Twitter”.

Ditën e sotme Gjykata e Rrethit Tiranë ka dënuar ish-deputeten e PD-së për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai e kishte paditur Vokshin për shpifje, lidhur me disa deklarata që kjo e fundit kishte bërë nga selia e PD ku e akuzonte se po mblidhte të dhënat e prindërve për fushatë në çerdhe dhe kopshte.

Sipas verdiktit të Gjykatës, Vokshi detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, para të cilat do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.
http://top-channel.tv/wp-admin/post.php?post=1108089&action=edit

Top Channel