Bangladesh/ Kritikoi qeverinë, studenti rrihet për vdekje

09/10/2019 22:36

Një ngjarje shokuese është shënuar në Bangladesh ku një student është rrahur për vdekje në konvikt ditën e diel, bëjnë me dije mediat vendase.

Abrar Fahad, 21 vjeç, është rrahur për të paktën katër orë bëjnë me dije bashkëmoshatarët e tij.

Ai është dhunuar disa ditë pasi kishte kritikuar qeverinë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Në Bangladesh kanë plasur protestat në të gjithë vendin për shkak të kësaj ngjarjes.

Top Channel