Një ditë më parë, kryeministri Rama foli ne Kuvend për një prokuror që bashkëpunon me bandat e i bën presion drejtuesve të administratës.

Rama nuk dha detaje për prokurorin por këtë të hënë këtë e bëri zëvendësi i tij, Erion Braçe. Ai mori pjesë në seancën gjyqësore për masën e ndalimit të kreut të kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Gjykata ndaj tij vendosi arrest me burg për shpërdorim detyre.

Akuza iu ngrit nga prokurori i çështjes Arjan Ndoja. Edhe gjyqtarja e çështjes Besjana Garxenaj e la në fuqi këtë vendim. Kjo solli reagimin e zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili mori pjesë në seancën e gjyqit. Ai tha se kjo masë erdhi pas një muaj presioni dhe dhune të vazhdueshme kundrejt një drejtuesi institucioni. Sipas Braçes, nga ajo çfarë ka dëgjuar në seancë prokuroria nuk paraqiti asnjë provë për akuzën e ngritur dhe se gjithçka vjen në formë presioni për të legalizuar pallate dhe toka të bandave.

Në këto kushte reforma në drejtësi duhet të miratohet sa më shpejt. Ndërsa paralajmëroi hetim për të gjitha nga banditët pa kollare dhe ato me kollare. Për të njëjtën dosje, e cila ka të bëjë për regjistrimin e një sipërfaqe toke në mënyrë të kundraligjshme, më herët u arrestua edhe nën drejtori i Kadastrës Arben Isaku, drejtor i Aluiznit, nën drejtoresha e të njëjtin institucion Lusiena Kola si dhe dy specialistë, të cilët aktualisht po hetohen në gjendje të lirë.

Në kërkim policor për të njëjtën vepër penale është shpallur edhe Flamur Gjuzi, i cili mbante postin e drejtorit të Aluiznit. Dosja ka të bëjë me regjistrimin e një sipërfaqe toke në zonën e plazhit. Nga hetimet ka rezultuar se legalizimi dhe regjistrimi i kësaj prone në emër të dy shtetasve, edhe këta të fundit shpallur në kërkim.

Top Channel