Sot në orën 10 fiket kanali analog për qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Fikja e sinjalit vjen pas vendimit të AMA-s ku mesnata shënoi fikjen e antenave.

Kanalet televizive mund të shihen vetëm përmes transmetimeve dixhitale. Në qarkun e Vlorës AMA vendosi shtyrjen e procesit në një moment tjetër.

Me patjetër, qytetarët duhet të pajisen me dekodera marrës tokësor, për të parë programet e televizioneve shqiptare. Dekoderat e Digitalb-it janë shumë të thjeshtë për t’u instaluar dhe mundësojnë shikimin e të gjitha stacioneve televizive shqiptare si dhe paketave të Digitalb-it.

Për të marrë sinjalin televiziv, qytetarët duhet të kthejnë antetnat në drejtim të transmetuesve të vendosur në Dajt për Tiranën dhe tek radarët e Marinës në Porto romano të Durrësit. Me mbylljen e transmetimeve analoge në Tiranë e Durrës, përfundon dixhitalizmi tërësor për 5 qarqe.

Sipas AMA-s deri tani janë dy të tretat e popullsisë që mbulohen plotësisht me transmetimet dixhitale.

Top Channel