Lajm i mirë për shqiptarët/ Zvicra në krizë për punëtorë, ja sektorët më të prekur

21/09/2019 01:30

Zvicra shumë shpejt do jetë në krizë për punëtorë, dhe do të nisë kërkimet për to.

Ekspertët thonë se 1.1 milion njerëz në Zvicër do të dalin në pension gjatë 10 vjetëve të ardhshme, një shifër që përfshin rreth 800,000 njerëz që punojnë aktualisht.

Raportohet se deri në vitin 2021 do të jenë më shumë njerëz që dalin nga tregu i punës sësa ato që hynë. Aktualisht, 61% e popullsisë është në moshë pune (20-64). Deri në vitin 2029, kjo shifër vlerësohet të bjerë në 58%.

Sektorët që do të kenë goditjen më të fortë përfshijnë bujqësinë, prodhimin, transportin, administratën dhe shërbimet sociale, përfshirë shëndetësinë. Në veçanti, sektori i kujdesit shëndetësor do të goditet shumë.

Top Channel