E pyetur nëse është vullnet politik largimi i Gjiknurit si bashkëkryetar e komisionit për reformën zgjedhore Jorida Tabaku shprehet për “Top Talk”.

“Pse duhej vënë Gjiknuri që në fillim të ditës si kryetar? Kushtet nuk po i shtojmë ne, po i shtojnë partnerët ndërkombëtarë, po i shton Budenstagu, po i shton Komisioni Europian. Nuk mund të themi dot e bën gabim, sepse kjo nuk është gabim. Ky është vullneti politik, vendosja e Damian Gjiknurit, në krye të reformës zgjedhore, kjo është një sfidë për Partinë Demokratike. Një person i përfshirë jo vetëm nga ferra korruptive por edhe në dosje.

A e di se nga ku fillon lista e personave të përfshirë për blerje vote? Nga kryeministri Rama, deri te drejtori më i thjeshtë i policisë, deri te kryetari i Bashkisë se Lezhës, deri tek persona të tjerë. Vullneti politik është që të gjithë këta persona të largohen”, ka thënë ajo.

Z. Gjiknuri nuk pranon që ka ndonjë fajësi, por po iki për ti bërë qefin opozitës.

“Në një vend normal, Prokuroria këtu këta persona do ti merrte në hetim, dhe sot mund të kishim precedime. Do të jetë përgjegjësi e PD, ti cojë përpara Prokurorisë. Duhet të votojë Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Përkohshme. Kaluan gjashtë muaj që kur kanë dal këto prova për personat e përfshirë në blerjen e votës, pse duhet të presim akoma më shumë, edhe gjashtë muaj të tjerë”, ka thënë Tabaku.

Brenda koalicionit opozitar ka disa qëndrime që nuk janë në të njëjtën valë, por ka disa tone të cilat thonë “Po”, “ne mund të përballemi me Ramën dhe nuk e kemi problem”.

“Nuk dua të bëj komentet e askujt. Të kujtoj deklaratat e djeshme të Znj. Kryemadhi mbas takimit me aleatët, opozita është e gjitha unison. Gjithkush ka opinionet e veta, gjithkush diskuton strategjitë e veta, por nuk ka moment në të cilën opozita nuk është e bashkuar. Kryemadhi dje e deklaroi që janë duke punuar të gjithë partnerët e opozitës, për platformën, “Shqipëria Europiane”. Nuk ka asnjë konflikt, asnjë keqkuptim në diskutime që ka opozita. Opozita ndodhet në momentet më të mira politike në këto momente, sepse kemi një raport që ka rrëzuar zgjedhjet, një situatë politike të përkeqësuar, një sërë opinionesh dhe studimesh, të cilat janë bërë për situatën në të cilën ndodhet opozita dhe sot kemi një opozitë të fortë maxhoritare”, ka thënë ajo.

Top Channel