“Rama dhe Veliaj po kërkojnë të shantazhojnë dhe të kërkojnë vkm 510 që grabit kopshtin botanik që ia heq pronën universitetit dhe t’ia kalojë bashkisë”, kështu tha në një deklaratë për mediat demokrati Luçiano Boçi sa i përket çështjes së pronësisë të këtij territori.

“Dyshja Rama-Veliaj në bashkëpunim me një grup politik në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, po kërkojnë të shantazhojnë dhe kërkojnë të diktojnë një vendim pro votimit të VKM-së famëkeqe nr.510 e cila grabit Kopshtin Botanik duke ia hequr nga pronësia Universitetit dhe ia atashon bashkisë së Tiranës.

Jemi këtu sepse kjo dyshe, nga njëra anë kërkon të rrëmbejë pronën e universitetit, dhe nga ana tjetër kërkon që fajin, përgjegjësinë të ja kalojë senatorëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Kjo grabitje kriminale për qellim të ndërtimit të kullave, për qëllim të pastrimit të parave të pista nuk është e vetmja.
Ajo është e disa-ta në radhën e grabitjeve dhe hajdutërive të kësaj qeverie.

Ky vendim është tërësisht antikushtetues dhe antiligjor, sepse ai bie në kundërshtim edhe me ligjin e mbrapshtë të Arsimit të Lartë, pikërisht me nenin 117, por edhe me statutin e Universitetit të Tiranës, me nenin 146, ku përcaktohet qartë se pronat universitare nuk mund të transferohen, qofshin këto edhe në institucionet shtetërore dhe nuk mund të ndryshohet destinacioni i tyre.

Siç e shikoni, gjithë kjo hapsira pas meje rreth 15 hektarë gjithsej, rrezikohet të shndërrohet në lavatriçe gjigande pastrimi parash, duke ia shkulur këtë hapsirë procesit akademik dhe kërkimit shkencor Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ky vendim ka shpërfillur tërësisht mendimin e Dekanatit të këtij fakulteti, ka shpërfillur opinionin e Asamblëse dhe vendimin e Këshillit Studentor të këtij fakulteti që e kanë kundërshtuar rrëmbimin e kësaj prone. Ka rrëzuar totalisht autonominë universitare dhe i ka vënë shkelmin lirisë akademike. Ndërsa nesër në mbledhjen e Senatit, kërkon që të njollosë pikërisht anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.

Ky vendim është një grabitje e bërë në mes të ditës, ështrë një grabitje që kërkon të plotësojë kërkesa klienteliste, ndërtuese por edhe të tjera me natyrë korruptive, prandaj është detyrë e senatit akademik që nesër në mbledhjen e tij, në përgjegjësinë që e karakterizon, universitare dhe qytetare, të mbyllë portat kësaj afere të madhe korruptive. Ai nuk duhet të bjerë pre e presioneve dhe shantazheve që mund ti bëhen nga përfaqësuesit bashkiakë dhe qeveritarë që po kërkojnë të uzurpojnë mbledhjen e Senatit duke kërkuar të imponojnë vendimin për vjedhjen e kësaj prone me votat e përfaqësuesve të Senatit Akademik.

Ne jemi besimplotë si Parti Demokratike, që Senati Akademik do ta hedhë poshtë me neveri këtë VKM, sepse jo vetëm bën detyrën e vet universitare, por i shërben edhe komunitetit universitar dhe qytetar.

Çdo tentativë për ta miratuar do ti çonte anëtarët e Senatit Akademik para përgjegjësisë morale, por edhe para përgjegjësisë ligjore pasi në ligjin e Arsimit të Lartë është përcaktuar qartë që ky Senat duhet të ishte shprehur në rast miratimi, para se të dilte VKM-ja. Njëkohësisht, në gjasa miratimi për shkak të presioneve, përgjegjësi do të ketë edhe Administratori, ligjore dhe morale sepse në Ligjin e Arsimit të lartë është përcaktuar ai si menaxhuesi kryesor i aseteve financiare dhe pronësore të universitetit dhe duhet të kishte shprehur ndërkohë qëndrimin dhe mendimin e tij para se vendimi të kalonte si i diskutuar në Senat. Përgjegjësi madhore do të ketë edhe bordi i administrimit, sepse është përgjegjësi kryesor për mbrojtjen e pronës dhe resurseve të Universitetit të Tiranës. Përgjegjësinë më të madhe brenda këtij bordi do ta kenë përfaqësuesit e ministrisë që afilojnë me ministrinë për interesa klienteliste, për interesa të vogla dhe sigurisht në këtë rast përgjegjësia e tyre prevalon para përgjegjësisë së të tjerëve, sepse janë bashkëpunëtorë.

Çdo rreshtim tjetër i anëtarëve të Senatit Akademik të UT, do ti rreshtonte ata pranë grabitësve të pronës së universitetit, pranë dyshes Rama Veliaj, dhe përgjegjësia e tyre ligjore dhe mbi të gjitha morale para trupës akademike para studentëve do të ishte shumë e madhe.
Nesër ata kanë fatin dhe shansin të zgjedhin midis interesave të pista qeveritare, korruptive, dhe interesave të pastra universitare, ti qëndrojnë në krah dekanatit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, profesoratit të Shkencave të Natyrës, studentëve që kërkojnë me insistim ruajtjen e kësaj prone. Dhe janë këta anëtarë senati që në bindjen tonë, në bindjen e Partisë Demokratike, bindjen e qytetarëve nesër do të jenë më të drejtën, më të vërtetën krah pedagogëve, krah qytetarëve, krah pronës së universitetit dhe do ta rrëzojnë me neveri vendimin absurd të Rama-Veliaj, 510.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse VKM-ja që ju flisni mbetet në fuqi, cilat do të jenë masat që do të ndërmerrni?

Boçi: Nga ana ligjore vendimi i Senatit nuk është se ka efekt ligjor, ka karakter më shumë moral. Pra, Senati duhej të ishte shprehur kohë më përpara dhe nuk është përgjegjësia pse nuk është shprehur Senati, ishte absurditeti i parakalimit të Senatit dhe i organeve vendimmarrëse në rrjetin hierarkik universitar, i Bordit të Administrimit dhe i tjerëve nga Qeveria. Qeveria ka nxituar, ka marrë një vendim pa u konsultuar fare me komunitetin, pa u konsultuar fare me pedagogët dhe me universitetin, por në korrik në kulmin e pushimeve ka marrë një vendim në favor të Bashkisë së Tiranës për qëllimet e tyre me qëllim që kjo të ishte fakt i kryer. Dhe nesër po përgatiten të gjitha situatat edhe me shantazhe dhe me presione që ky vendim të kalojë masivisht sepse rrëzimi do të jetë moral në fakt dhe ai do të ketë impakt. Por në bindjen time hajduti kur niset të marrë diçka nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe në këtë rast Rama dhe qeveria e tij që ka dëshmuar që nga të gjitha grabitjet dhe vjedhjet nuk është tërhequr asnjë sekondë, ka grabitur edhe votën kur ishte vetëm jo më pronat që bërë zakon, nuk besoj se do të tërhiqet. Por ne i bëjmë thirrje pedagogëve të mbajnë qëndrimin e tyre, viti akademik fillon më pas me gjithë pedagogët dhe studentët do të gjejmë format e tjera për ta kundërshtuar këtë vendim.”, tha Boçi më tej.

Vijon..

Top Channel