Zbulim i befasishëm, astronautët bien në gjurmët e yllit më të madh neutron

17/09/2019 14:09

Astronomët ishin vënë në kërkim të valëve gravitacionale, por padashur, kanë zbuluar atë që konsiderohet si ylli më i madh neutron i pikasur ndonjëherë!

Yjet neutron janë më të vegjëlit në univers, me një diametër të krahasueshëm me atë të qyteteve si Chicago apo Atlanta. Këto yje janë mbetje të një supernove, por tmerrësisht të dendur, me një masë që e kapërcen atë të diellit tonë.

Kështu që mund të përfytyrohen edhe si dielli i mbledhur në një qytet të madh. Ylli i pagëzuar J0740+6620 është 4,600 vite dritë larg Tokës. I quajtur “pulsues” për shkak të mënyrës sesi lëviz, ai u zbulua përmes teleskopit Green Bank  në Virxhinian perëndimore.

“Yjet e neutroneve janë po aq misteriozë sa edhe magjepsës,” thonë Thankful Cromartie, e diplomuar në Universitetin e Virxhinias dhe Grote Reber , e Observatorit të Astronomisë në Charlottesville të Virxhinias.

“Këto objekte me madhësinë e një qyteti janë praktikisht bërthama gjigande atomike; janë aq masive sa pjesa e brendshme e tyre merr veti të cuditëshme”, shpjegojnë ato, duke shtuar se gjetja e masës maksimale që fizika dhe natyra mund të lejojnë, hedh një dritë të vyer mbi këtë pjesë të astrofizikës, e cila konsiderohet gati si e paarritshme.

Top Channel