Viti i ri shkollor ka nisur normalisht edhe në qarkun e Shkodrës.

Të gjitha shkollat kanë hapur sot dyert për të pritur rreth 22000 nxënës. Edhe në Shkodër bie në sy një rënie e numrit të nxënësve në krahasim me vitin e kaluar.

Vitin e shkuar, Shkodra priti 26000 nxënës, ku po vitin e shkuar ishin 1750 nxënës, të cilë u ulën për herë të parë në banka, në ndryshim nga sot ku pati 550 nxënës më pak.

Sipas korrespondentit Klodian Zhivani, arsyet janë të ndryshme; emigracioni i një numri të madh familjesh; si dhe planifikimi familjar. E gjithë kjo situatë është kthyer në një problem për mësuesit, të cilët nuk po arrijnë të plotësojnë orët mësimore, duke rrezikuar vendin e punës.

Top Channel