Në 21 vjetorin e vrasjes së tij si asnjëherë më parë Azem Hajdarin e nderuan jo vetëm demokratët, por dhe të majtët. Tri ceremoni te ndryshme u organizuan respect të liderit të lëvizjes studentore. Ndërsa ky përvjetor shërbeu për të bërë bashkë Lulzim Bashën dhe Rudina Hajdarin.

Edhe pse organizoi homazhet tek Varrezat e Deshmorëve ne nderim te pishtarit te demokracisë kryetari i Kuvendit mungoi, ndërsa institucioni u përfaqësua nga zv.kryetarja Vasilika Hysi, e cila shoqërohej nga dy kolegët e saj socialistë, Ervin Bushati dhe Mimi Kodheli. Rudina Hajdari respektoi ftesën dhe u shfaq në mes të opozitarëve të rinj.

Presidenti Ilir Meta e nderoi Azem Hajdari tek memoriali i tij i ngritur ne vendin ku 21 vite më parë ai u ekzekutua bashkë me shoqëruesin e tij.

Pasi Ilir Meta u largua, ishte radha e demokratëve. Sali Berisha dhe Lulzim Basha u priten nga i vëllai i Azemit. Ashtu si çdo vit bashkëshortja me dy djemtë nuk mungoi ndërsa me kuriozitet u prit mbërritja e Rudina Hajdarit, e cila nuk është më pjese e partisë të cilën i ati e themeloi.

Marrëdhënia e ftohte me Lulzim Bashën u vu re edhe ne përshëndetjen mes tyre, ndryshe nga sa ndodhi me familjarët e saj të cilët u pritën me puthje dhe përqafime nga kryetari demokrat.

Rudina Hajdari shmangu komentet per mediat ndërsa bashke me familjaret e saj iu bashkua demokratëve edhe tek Varrezat e Deshmoreve, të cilët pas homazhe u kthyen në shtëpi për të pritur për vizitë liderin dhe ish lidern demokrat.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel