Sot në orën 10:00 do të mblidhet Parlamenti, ku pritet që të rrëzojë tetë dekrete të Presidentit nga koncesionet te emri i propozuar për kryetar të KLSH-së.

Në rendin e ditës përpos dekreteve janë edhe pika të tjera si miratimi i projektvendimit për zgjedhjen e Besnik Dervishit Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe të tjera.

Dekretet

1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

FOTO GALERI
1/4

Top Channel