I thanë se nuk di të luajë futboll në kalçeto, plagos një 40 vjeçar në mes të fushës

12/09/2019 18:07

Një episod për kronikën e zezë, por që zanafillën e ka pas një përplasjeje në rrjetet sociale për futbollin. Ndodhi në San Cipriano d’Aversa, në provincën e Casertas, në Itali. Një burrë 48 vjeç nuk ka mundur t’i kapërdijë ofendimet në Whatsapp të një 38-vjeçari për aftësitë e tij futbollistike, ndaj me pistoletën në brez ka shkuar në një fushë minifutbolli (kalçeto) ku po luante “armiku” i tij.

Burri i ofenduar i drejton pistoletën njeriut që e kishte denigruar për aftësitë e tij “skarco” në futboll, por e pëson një tjetër lojtar, që futet në mes për t’i ndarë.

Plumbi kap në bark 40-vjeçarin që donte të “pajtonte” dy protagonistët e sherrit, por fatmirësisht vetëm duke e plagosur (informacionet për gjendjen e tij janë të rezervuara).

Pas të shtënave kanë ndërhyrë menjëherë karabinierët, të cilët arrestuan 48-vjeçarin me precedentë penalë me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Top Channel