Jerina Lalaj ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një intervistë të sinqertë, ku foli për jetën personale, etiketimin si “biondja bukuroshe e bllokut” dhe avantazhet e sfidat e të qenit një grua e suksesshme në karrierë.

Jerina pranoi se përtej të gjitha angazhimeve dhe përgjegjësive që lidhen me profesionin e saj, sot ndihet më e lumtur se kurrë, pasi jeta i ka dhënë mundësinë për ta njohur më mirë veten e për të bërë ato që kishte dashur t’i bënte prej vitesh.

39-të vjeçarja nuk harroi të përmendte as fillimet e saj, në kohën kur ishte shumë e re dhe e kërkonin me ngulm që të bëhej pjesë e botës së televizionit.

Edhe pse zgjedhja e Jerinës ishte tjetër, duhet pranuar që edhe sot ajo vazhdon të tregojë të njëjtin kujdes ndaj vetes dhe pamjes së jashtme.

Për të gjithë ju që jeni kurioz të shihni se sa e angazhuar dhe në formë është Jerina gjatë aktivitetit në palestër, nuk duhet të humbisni videon.

Top Channel