Edhe pse institucionalisht e ka të pamundur, Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman kërkon tërheqjen e njohjes për Republikën e Kosovës. Këtë dëshirë, Zeman e përsëriti edhe në konferencën në Beogard në krah të Aleksandar Vuçiç.

Zeman e pranoi se e ka të pamundur të imponojë qëndrimin e tij, por mund të kërkojë konsultimin e autoriteteve për këtë çështje.

“Unë nuk mund të imponoj pozicionin tim, por ajo që mund të bëj është që të jap një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërheqim njohjen”, ka deklaruar Zeman.

Në Çeki është Qeveria që ka kompetencat për këtë çështje. Deri më tani nuk ka sinjale që Qeveria çeke të ecë në linjën e Presidentit, ndonëse brenda saj ka ndonjë mbështetës siç është rasti i ministrit të Mbrojtjes, Lubomir Mentar.

Top Channel