Një 22-vjeçar nga fshati Troshan është dorëzuar në polici, pasi plagosi mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Lezhës, një 37-vjeçar.

Përgjatë një konflikti të çastit, autori i ngjarjes, Sandër Dedgjonaj plagosi më armë zjarri shtetasin me iniciale A.K.

Mësohet se për shkak të presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar, i riu zgjodhi të vetëdorëzohej.

Bëhet me dijeni se materialet procedural iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel