Një karavidhe jashtëzakonisht e rrallë u kap nga një peshkatar në SH.B.A. Në fakt, kjo është një gjetje  1 në 50 milion!

Ngjyra e karavidhes është e ndarë në mes. Një gjysmë është e zezë dhe tjetra e kuqe.

Ky model unik dhe i mrekullueshëm ka të ngjarë të jetë për shkak të një mutacioni të rrallë gjenetik, sipas një shkencëtari specialist të peshkimit.

Kapiteni Daryl Dunham, i cili zbuloi karavidhen, e dhuroi atë në Qendrën e Peshkimit.

Karavidhja e rrallë do të mbetet për një kohë të shkurtër në Qendrën e Peshkimit, ku vizitorët do të jenë në gjendje ta shohin përpara se stafi ta lëshojë në vendin ku u gjet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel