Kryeministri Edi Rama, shquhet për larminë e epiteteve të përdorura në leksikun e tij politik. Nga takimi për bashkëqeverisjen ai prodhoi një epitet të ri qe duket se do hyje shpejt ne fjalorin leksikor te debatit politik.
“Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”, shprehet Edi Rama.
Këtë deklarim me buburrecë, kryeministri e avancoi më tej pa dhënë shumë referenca se cilët janë inspektet që e bezdisin.
Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”, tha Kryeministri i vendit.
Megjithëse me një gjuhë të koduar, mesazhi i fortë politik artikuluar nga kryeministri Edi Rama vjen në një kohë kur PS i ka shpallur luftë drejtorëve të paaftë të cilët nuk përmbushin shërbimet nga qytetarët ndërsa nga ana tjetër ka zëra brenda partisë disi më të ndryshëm.
Kokat e para të prera ishin drejtorët e Shkodrës dhe prej andej edhe zërat e parë. Po ashtu kjo deklaratë e Edi Ramës ndodh në momentin kur PS ka nisur një ristrukturim të brendshëm për ta vitalizuar atë, e bërë gati për zgjedhjet e 2021. Në janar pritet të ketë shumë ndryshime ndërsa do nisin të mblidhen edhe forumet partiake. Deri atëherë, do të mësohet qartazi se cilët janë buburrecat që shikon poshtë kryeministri ndërsa rri në këmbë.
Muhamed Veliu
Top Channel