Pjesa e parë e një prej ndeshjeve më të rëndësishme të grupit C, Irlandë e Veriut-Gjermani, u mbyll pa shumë aksion. Me fillimin e pjesës së dytë, gjermanët nisën të tregohen më këmbëngulës e më energjikë.

Dhe në minutën e 47-të, Kolsterman dërgoi një top të fortë në shtyllë që më pas u kthye te debutuesi Halstenberg, i cili e dërgoi në rrjetë me një goditje të mrekullueshme, duke bërë tifozët e Irlandës së Veriut të bien në qetësi.

Të inkurajuar nga goli i avantazhit, gjermanët e vunë disa herë në vështirësi portën e Irlandës së Veriut me disa raste të njëpasnjëshme dhe vazhdoi ta mbajë lojën nën kontroll deri në minutat e fundit kur Gnabry shënoi golin e dytë në 60 sekondat e fundit të ndeshjes.

Top Channel